Të shtëna me armë në Jezerc të Ferizajt, policia sekuestron një pistoletë

0%

Një armë zjarri është sekuestruar nga Policia e Kosovës pas një rasti të raportuar të shtënave me armë në fshatin Jezerc të Ferizajt. Sipas policisë, më është pranuar një informacion se në vendin e quajtur “Livadhet e Kishës”, në një vilë, ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Njësia e Hetimeve, në bashkëpunim me Njësinë Reaguese, ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka kontaktuar pronarin e vilës dhe personat e pranishëm. Gjatë kontrollit, te i dyshuari me inicialet B.O. (30) është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator që përmbante tre fishekë. Po ashtu, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar edhe dy gëzhoja.

I dyshuari ka pranuar se kishte shtënë dy herë me armën e zjarrit. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar intervistimin e të dyshuarit. Ndaj tij është iniciuar procedurë për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas procedurave fillestare, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt hetimore.

Burimi: Telegrafi