Një motoçiklist ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën “Tirana” në Gjakovë, në orët e para të mëngjesit. Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar policia, duke bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës të mëngjesit.
Sipas të dhënave zyrtare, motoçiklisti nuk ka arritur t’ia përshtatë shpejtësinë kushteve të rrugës, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trotuarin. Si pasojë e goditjes, ai është hedhur mbi një veturë që po qarkullonte në shiritin e saj. Policia ka bërë të ditur se rasti po hetohet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
