Dominim afrikan në Kupën e Botës, kontinenti vendos rekord historik në Botërorin 2026

0%

Afrika ka vendosur një rekord të ri historik në Kupën e Botës 2026, pasi plot nëntë përfaqësuese të kontinentit kanë siguruar kualifikimin në fazën e 1/16-ës, duke shënuar përfaqësimin më të madh ndonjëherë të Afrikës në një fazë me eliminim direkt të turneut.

Formati i ri me 48 skuadra ka bërë që nëntë nga 32 ekipet e kualifikuara në fazën me eliminim direkt të jenë nga Afrika, që përbën 28.1 për qind të të gjitha skuadrave pjesëmarrëse në këtë faze, përqindja më e lartë e regjistruar ndonjëherë për kontinentin afrikan në historinë e Kupës së Botës.

Kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin janë: Maroku, Egjipti, Afrika e Jugut, Bregu i Fildishtë, Kepi i Gjelbër, Senegali, Gana, Republika Demokratike e Kongos dhe Algjeria.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ky sukses historik konfirmon rritjen e futbollit afrikan në arenën ndërkombëtare dhe garanton që kontinenti do të ketë më shumë përfaqësues se kurrë më parë në garën për një vend në fazën e 1/8-ës së finales të Kupës së Botës 2026.

Burimi: Telegrafi