Austria kualifikohet falë golit të sekondave të fundit

0%

Shpërndaje në: Riyad Mahrez shënoi për epërsinë 3:2 të Algjerisë ndaj Austrisë në minutën e 93-të. Në minutën e 95-të, Sasha Kalajgjiq u aktivizua tek austriakët. Dhe ky lojtar në minutën e 96-të, përkatësisht fare në fund, shënoi për 3:3. Dhe me këtë barazim, Austria avancoi në fazën nokaut të Kupës së Botës në futboll. Austria e përfundoi garën në Grupin J në vendin e dytë me katër pikë.

Algjeria po ashtu mblodhi katër pikë, kurse u kualifikua nga vendi i tretë. Grupin e fitoi Argjentina me nëntë pikë. Me fitore të Algjerisë, Austria do të eliminohej. Para ndeshjes ishte e qartë që barazimi do të dërgonte tutje dy përfaqësueset. Dhe dy përfaqësueset ofruan fund dramatik të fazës grupore në Botëror. “Jam trajner për rreth 40 vjet.

Nuk mbaj mend ndeshje me fund kaq dramatik, me trajektore kaq të pabesueshme”, ka thënë trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha