Faza e grupeve e Botërorit 2026 ka ulur siparin dhe tashmë janë konfirmuar të gjitha 16 përballjet e fazës tjetër. Një nga ndeshjet më tërheqëse është ajo mes Brazilit dhe Japonisë, me “Seleçaon” që do të ketë përballë një kundërshtar të rrezikshëm.
Po aq interes pritet edhe për duelin Spanjë-Austri, ndërsa Portugalia do të sfidojë Kroacinë në një tjetër përballje mes dy kombëtareve me shumë cilësi. Gjermania nis aventurën ndaj Paraguait, ndërsa Franca përballet me Suedinë.
Nëse të dyja kombëtaret kalojnë në raundin tjetër, atëherë tifozët e futbollit mund të shijojnë një klasike europiane, pasi Gjermania dhe Franca do të përplasen në 1/16-at. Një skenar i ngjashëm është edhe mes Portugaliasë dhe Spanjës. Në rast se eliminojnë respektivisht Kroacinë dhe Austrinë, dy gjigantët iberikë do të ndeshen mes tyre në një duel që premton spektakël.
Në këtë fazë spikat edhe sfida SHBA – Bosnje dhe Hercegovinë, Maroku përballë Holandës, si dhe dueli mes Zvicrës dhe Algjerisë, që u kualifikua si një nga skuadrat më të mira të vendeve të treta. Nga ana tjetër, Argjentina duket se ka përfituar nga një short më i favorshëm.
Kampionët e botës do të përballen fillimisht me Kepin e Gjelbër, ndërsa nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, rruga drejt gjysmëfinales duket më e hapur se për rivalët e tjerë.
Çiftet e plota të fazës së 1/32-ve: Gjermani – Paraguai Francë – Suedi Afrika e Jugut – Kanada Holandë – Marok Portugali – Kroaci Spanjë – Austri SHBA – Bosnje dhe Hercegovinë Belgjikë – Senegal Brazil – Japoni Irlandë – Norvegji Meksikë – Ekuador Angli – RD Kongo Argjentinë – Kepi i Gjelbër Australi – Egjipt Zvicër – Algjeri Kolumbi – Gana
