Bilanci i tërmetit në Venezuelë rëndohet, mbi 1,400 të vdekur dhe mijëra të pastrehë

0%

Bilanci i viktimave nga tërmeti shkatërrues që goditi Venezuelën ka arritur në të paktën 1,430 persona, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se numri mund të rritet pasi operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në zonat më të prekura.

Presidenti i Asamblesë Kombëtare, Jorge Rodriguez, bëri të ditur se mbi 3,200 persona janë plagosur, ndërsa më shumë se 3,100 familje kanë mbetur pa strehë si pasojë e shkatërrimeve të mëdha.

Sipas autoriteteve, pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën vendin të mërkurën, janë regjistruar mbi 430 lëkundje pasuese, duke vështirësuar punën e ekipeve të emergjencës dhe duke rritur frikën te banorët. Ekipet e shpëtimit nga disa vende vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar nën rrënoja, ndërsa shumë persona rezultojnë ende të zhdukur.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dy tërmetet, me magnitudë 7.2 dhe 7.5 të shkallës Rihter, shkaktuan dëme të mëdha në infrastrukturë dhe konsiderohen ndër fatkeqësitë natyrore më të rënda që ka përjetuar Venezuela në vitet e fundit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com