Arrestohen dy vëllezër në Obiliq, dyshohet se u rrahën në mes vete për shkak të një prone

0%

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje me ka arrestuar dy persona në Obiliq – vëllezër në mes vete, për shkak se dyshohet se pas një mosmarrëveshje rreth një prone, janë përleshur fizikisht mes vete. Sipas njoftimit, njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore, të cilit i është dhënë ndihma mjekësore.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike qe dyshohet se është përdorur gjatë rrahjes. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar te dyshuari janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Burimi: Kallxo