Ylfete Fanaj zgjidhet zëvendëspresidente e Qeverisë së Kantonit të Lucernit

0%

Ylfete Fanaj është zgjedhur zëvendëspresidente e Qeverisë së Kantonit të Lucernit. “Sot është një ditë e gëzueshme. Jam e kënaqur që u zgjodha zëvendëspresidente e Qeverisë Kantonale dhe mezi pres vitin në vijim”, shkroi ajo në rrjete sociale. Ylfete Fanaj është prej tashmë tre vjetësh pjesë e ekzekutivit (qeverisë) të Kantonit të Lucernit.

Gjatë kësaj kohe ajo ka drejtuar dhe vazhdon të drejtojë Departamentin e Drejtësisë dhe sigurisë. Ndërsa, duke filluar nga dita e djeshme Fanaj është zgjedhur për një vit zëvendëspresidente e Qeverisë së Kantonit, duke mbajtur edhe më tutje departmentin që kishte. “Faleminderit shumë Këshillit Kantonal për besimin e tyre. E ardhmja nuk ndodh vetvetiu – ne e formësojmë atë.

Pres me padurim të vazhdoj të marr përgjegjësi”, deklaroi Fanaj .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi