Federata e Hendbollit e Kosovës është duke i bërë përgatitjet e fundit për Nlb -kos Kampin Veror. Kampi mbahet prej të hënës në Loyola Gymnasium në Prizren. Puna me hendbollistë të rinj do të udhëhiqet nga selektori i Kombëtares A, Jesper Ostund. Koordinatori i gjeneratave të reja, Bujar Qerimi, do të drejtojë punën me Kombëtaren U18.
Koordinator i punës me hendbolliste të reja është Faruk Shala, kryetar i Shoqatës së Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës. Puna me portierë do të ketë vëmendje të veçantë dhe do të koordinohet nga Martin Norrbom, trajner i portierëve në Kombëtaren A. Do të jenë të angazhuar edhe shumë trajnerë të vendit për të ofruar mbarëvajtje dhe efikasitet sa më të madh të kampit veror..
