Numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit në Venezuelë ka arritur në 920, ndësa sipas raportimeve, ky numër pritet të rritet ndjeshëm. Të plagosur, deri më tani janë gjthsej 3 mijë e 360 persona, ndërkaq ka raportime edhe për dhjetëra e mijëra të tjerë të zhdukur. Ndërkohë, rreth 2 mijë zyrtarë të kërkim-shpëtimit po shkojnë në Venezuelë nga e gjithë bota.
Siç raporton BBC, tashmë situata është përkeqësuar dhe se ekziston një ndjesi se orët e ardhshme do të jenë kritike për shpëtimin e kujtdo që është ende i bllokuar. Siç raporton BBC , njëri tërmet në veri të shtetit të Venezuelës u regjistrua me magnitudë 7.2, ndërsa i dyti me magnitudë 7.5 është shënuar si tërmeti më i fortë që ka ndodhur në këtë vend nga viti 1900.
