Qyteti i Shkupit ka njoftuar se nesër, në orët e hershme të mëngjesit, do të kryhet dezinsektim ajror kundër formave të rritura të mushkonjave në të gjithë territorin e kryeqytetit. Autoritetet bëjnë të ditur se, nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë realizimin e spërkatjes, aksioni do të shtyhet për ditën e parë të ardhshme me mot të përshtatshëm, në të njëjtin orar.
Njëkohësisht, Qyteti i Shkupit u ka bërë thirrje bletarëve që të ndërmarrin me kohë masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve gjatë procesit të dezinsektimit. Ky aksion, sipas autoriteteve, synon uljen e ndjeshme të numrit të mushkonjave dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjeve që ato mund të bartin.
