Ronaldo me fjalë të mëdha për Messin

0%

Shpërndaje në: Fenomeni Ronaldo, vlerësoi paraqitjen e Lionel Messit në ndeshjen e parë të Kupës së Botës. Messi shënoi “hat-trick” në fitoren e Argjentinës 3:0 ndaj Algjerisë. Me tre golat e shënuar, Messi, kaloi fenomenin brazilian Ronaldo me gola të shënuar. Ish-sulmuesi i Brazilit ëehtë i treti me 15 gola, ndërsa Messi ka arritur shifrën e 16 golave në Kupa të Botës. “Rekordet janë për t’u thyer dhe personi që i thyen ato nuk e habit asnjë tifoz futbolli në botë. Sa herë që Messi shkel në fushë, gjithçka tjetër bëhet historike dhe elegante”, ka thënë Ronaldo, raporton “TyC Sport”.

Burimi: Koha