Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në zonën e “Qafës” në Prishtinë, ku një motor është përplasur me një veturë. Sipas pamjeve të dërguara në Gazetën Sinjali, në vendin e ngjarjes shihet edhe Policia e Kosovës, e cila ka dalë menjëherë për të menaxhuar situatën dhe për të hetuar rrethanat e aksidentit.
Ende nuk dihen shkaqet e përplasjes dhe as gjendja shëndetësore e personave të përfshirë në aksident. Gazeta Sinjali ka bërë të ditur se ka tentuar të kontaktojë Policinë e Kosovës për më shumë informacione, por deri në momentin e publikimit nuk ka marrë përgjigje zyrtare. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
