KFOR i dhuron zjarrfikësve në Klinë pajisje për zjarrfikje dhe shpëtim

0%

Ushtarët nga Ekipi i Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak (CIMIC) të caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim (RC-ë), pjesë e misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, dhuruan pajisje për zjarrfikje dhe shpëtim për stacionin e zjarrfikësve të Komunës së Klinës.

Sipas KFOR, ky donacioni forcon aftësitë operacionale të njësisë dhe përmirëson kapacitetin e saj për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive emergjencave nga zjarri dhe ndërhyrjeve të tjera të shpëtimit.

Njoftimi: “Iniciativa të tilla nxjerrin në pah angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të bashkëpunuar me partnerët vendas për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në një mënyrë transparente dhe të paanshme”, thuhet në njoftimin e KFOR.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot