​Vajzat e Kosovës e Shqipërisë përballen sot në basketboll

0%

Kombëtarja e Kosovës në basketboll për vajza do të përballet sot me kombëtaren e Shqipërisë në gjysmëfinale, në kuadër të Kampionatit Evropian të Shteteve të Vogla (FIBA 2026), që po mbahet në Pejë. “Dardanet” kanë triumfuar bindshëm ndaj Armenisë, me rezultat 85-39, në ndeshjen e zhvilluar të mërkuren.

Derisa Shqipëria e mposhti Gjeorgjinë 98-78, duke siguruar kështu të dyja një vend për në gjysmëfinale. Përballja gjysmëfinale do të zhvillohet nga ora , në palestrën sportive në “Karagaç”, në Pejë.

Burimi: Bota Sot