Përfundon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe i personave me nevoja të veçanta

0%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe fletëvotimet nga votimi i personave me nevoja të veçanta, të cilat i takojnë zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Votimi me kusht është zhvilluar të dielën, më 7 qershor, në 38 Qendra të Votimit, nga një për çdo komunë, me gjithsej 52 vendvotime. Gjithashtu, edhe votimi i personave me nevoja të veçanta është zhvilluar të dielën, më 7 qershor, por ky lloj votimi është mundësuar jashtë vendvotimeve, në adresa të caktuara të votuesve të regjistruar dhe të evidentua për të votuar përmes ekipeve lëvizëse. Në orën të ditës së sotme, e mërkurë, 17 qershor, është përmbyllur numërimi i të gjitha fletëvotimeve që i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës, ndërkaq numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe i personave me nevoja të veçanta, është përmbyllur në orën . Me përfundimin e nuëmrimit të këtyre fletëvotimeve, KQZ arrin që 10 ditë pas ditës së zgjedhjeve të përmbyllë procesin e numërimit të të gjitha fletëvotimeve që i takojnë zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Gjatë kësaj periudhe 10-ditore (8 qershor – ), KQZ ka zhvilluar këto aktivitete kryesore: Në 38 Qendrat Komunale të Numërimit është bërë (1) verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në 2,498 vendvotime të rregullta dhe (2) numërimi i votave të kandidatvëe për deputetë nga këto vendvotime; Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është bërë (1) numërimi i fletëvotimeve nga votimi në 47 vendvotime të 30 përfaqësive diplomatike të Republikës së Kosovës, i zhvilluar më 6 qershor dhe ku kanë votuar rreth 23,000 shtetas të Kosovës dhe (2) numërimi i rreth 83,000 fletëvotimeve nga votimi përmes postës; dhe Gjithashtu, në QNR është bërë (3) numërimi i rreth 8,700 fletëvotimeve me kusht nga 52 vendvotime me kusht dhe (4) numërimi i rreth 1,840 mijë fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta.

Burimi: Bota Sot