Liria vendos për Ismet Munishin

0%

Ismet Munishi mbetet në klubin me renome Liria e Prizrenit. Misioni i Munishit mbetet që të rikthejë Lirinë në shoqërinë e më të mirëve në futbollin e Kosovës. “FC Liria vazhdon rrugëtimin me Ismet Munishin edhe për 3 vite. FC Liria ka kënaqësinë të njoftojë se trajneri Ismet Munishi do të vazhdojë të udhëheqë skuadrën edhe për tre vitet e ardhshme.

Ky është një nga hapat e parë në vazhdimin e rrugëtimit të ri të klubit, i ndërtuar mbi stabilitet, besim dhe një vizion afatgjatë. Besimi i klubit në punën, përvojën dhe profesionalizmin e trajnerit mbetet i palëkundur, duke e konsideruar atë një figurë kyçe në ndërtimin e ekipit.

Së bashku do të punohet për krijimin e një skuadre konkurruese, me identitet të qartë dhe ambicie të mëdha, me synimin për ta rikthyer FC Lirinë aty ku e ka vendin. Klubi i uron trajnerit Ismet Munishit shumë suksese dhe është i bindur se rrugëtimi i përbashkët do të sjellë rezultate që do t’i gëzojnë të gjithë tifozët bardhezi”, ka njoftuar FC Liria..

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot