Jurgen Mehidri nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Korabit. Portieri 28-vjeçar dhe klubi dibran kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin mes tyre, pas vetëm një sezoni. Është vetë gardiani që ka njoftuar largimin nga Korabi, me anë të një postimi në rrjetet sociale . “Nga ky moment nuk jam më pjesë e KF Korabit. Faleminderit Korabi”, shkruan Mehidri.
Tashmë, 28-vjeçari del si lojtar i lirë në tregun e transferimeve. Kujtojmë se në të shkuarën, Mehidri ka luajtur për ekipe si Laçi, Tërbuni, Vora, Vllaznia dhe Besa e Kavajës.
