Tomë Gashi: PDK-ja dhe LDK-ja tentuan të dëbonin këshilltarët e Albin Kurtit, i fituam rastet në gjykatë

0%

Avokati Tomë Gashi ka reaguar ndaj kërkesave për shpalljen non grata të Dejona Mihalit, duke rikujtuar se, sipas tij, rreth dhjetë vjet më parë qeveria e atëhershme e PDK-së dhe LDK-së kishte tentuar të ndalonte hyrjen e Mihalit në Kosovë dhe të dëbonte shtetasin amerikan Tienmu Ma, të dy këshilltarë të Albin Kurtit.

Gashi tha se ka qenë avokat në të dy rastet dhe se gjykata i kishte anuluar vendimet e autoriteteve, duke shtuar se Dejona Mihali është shtetase e Kosovës dhe nuk mund të dëbohet nga vendi. Ai kritikoi ashpër PDK-në dhe LDK-në, duke i akuzuar se në atë kohë kishin dëmtuar marrëdhëniet e Kosovës me Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Postimi i Tomës: Marre ju koftë!

Skandalet e PDK-së dhe LDK-së para gati 10 viteve ! Si këta tentuan ti prishin raportet mes Kosovës dhe Shqiperisë 🇦🇱 Dhe mes Kosovës dhe Amerikës 🇺🇸 Në kohën kur Kosova qeverisej nga PDK- LDK e në atë kohë president ishte Hashim Thaqi i PDK-së e kryeministër ishte Isa Mustafa i LDK-së është bërë skandali ma i madh ndonjëherë në marrëdhënjet shtetërore Kosovë-Shqipëri dhe Kosovë-Amerikë, duke tentu që të mos e lejojnë hyrjen e zonjës Dejona Mihali në Kosovë dhe duke tentu ta debojnë Amerikanin Tienmu Ma Nga Kosova.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Këtë tentuan ta bejnë vetëm për një arsye: Dejona dhe Tienmu Ma ishin këshilltarë të Albin Kurtit. Qeveria e atëhershme i ka humb të dy këto raste, sepse Gjykata i ka anulu këto vendime , por ndjenja e idhët ka mbetë përjetësisht . Unë këtë e di sepse kam qenë Avokat në të dy rastet dhe të dy rastet në Gjykatë janë fitu!

Marre ju koftë juve individëve nga PDK e LDK dhe kujtdo tjetër që edhe sot pas dëbimit të një zonje nga Shqipëria e cila është haptas Pro-IRNIANE, ju propozoni siç thoni reciprocitet me Shqiperinë duke propozu ta shpallni non-grata Zonjën Dejona Mihali për ta dëbuar nga Kosova! Ju të mjerët as që e dini se Dejona është shtetase e Kosovës e që ju të padijshmit nuk doni ta dini.

E sa për Amerikanët me i dëbu nga Kosova, ju disa që jeni me Iran e me shejtan qef kishi pas, po byca nuk jau mban! Turp për ju! E ju e dini që Albini e Dejona në çdo zgjedhje janë tu ju “gri “, e ju me dëshirat e juaja për dëbim të shqipatarëve e amerikanëve nga Kosova, po mbeteni veç tu u zgërdhi…

Burimi: Bota Sot