Pesëmbëdhjetë persona janë proceduar penalisht, pasi dyshohen se kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve gjatë një tubimi të mbajtur në Tiranë. Sipas Policisë, ndaj tyre është iniciuar procedurë penale për veprat penale organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme, prishja e rendit dhe qetësisë publike dhe pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit. Të proceduarit janë: A.
G., G. P., A. T., D. G., L. K., E. S., A. K., E. L., V. D., G. K., A. P., Dh. C., A. B., L. G. dhe F. K. Nga veprimet hetimore dyshohet se tubimi, i cili ishte paralajmëruar të mbahej nga ora deri në orën në Sheshin “Skënderbej” dhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka vazhduar edhe në rrugë të tjera të kryeqytetit.
Sipas Policisë, pjesëmarrësit kanë lëvizur në rrugën “Elbasani”, zonën e “9-Katësheve”, ish-Bllok dhe në disa segmente të Unazës, ku dyshohet se kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve, duke tejkaluar orarin dhe perimetrin e tubimit të njoftuar paraprakisht. Si prova materiale janë sekuestruar një veturë dhe dy telefona mobilë.
Rasti është proceduar në Prokurorinë kompetente për veprime të mëtejshme hetimore.
