Rreth 50,000 persona të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

0%

Tërmetet shkatërruese që goditën Venezuelën kanë vrarë më shumë se 900 persona dhe kanë plagosur 3,360 të tjerë, tregojnë shifrat qeveritare. Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë të mbijetuarit, ndërsa familjet presin me padurim lajme për të dashurit e tyre, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv Dy tërmete të forta goditën Venezuelën të mërkurën brenda pak sekondash nga njëri-tjetri.

Tërmeti i dytë, me një magnitudë prej 7.5 ballë, ishte një nga më të fuqishmit që ka goditur vendin në njëqind vitet e fundit. Të plagosurit po trajtohen në ambiente të përkohshme mjekësore pasi dhjetëra ndërtesa në veri të vendit u shkatërruan. ipas zyrtarëve, rajoni më i goditur është La Guaira, në veri të kryeqytetit Karakas.

Shteti është shtëpia e njërit prej dy porteve kryesore të vendit dhe Aeroportit Ndërkombëtar Simón Bolívar, qendra kryesore ajrore e Venezuelës. Numri i të zhdukurve vlerësohet në rreth 50,000 dhe numri i të vdekurve pritet të rritet ndërsa përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në La Guaira, Natacha Diaz i tha BBC-së se dy vajzat e saj, 22 dhe 23 vjeç, ishin bllokuar nën rrënojat e një qendre tregtare të shembur ku ato punonin si pedikere.

Burimi: Bota Sot