KQZ publikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve te 7 qershorit

0%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të shtunën, më rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 7 qershor. Sipas rezultateve zyrtare, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë me 47.13 % të votave, duke siguruar 53 mandate në Kuvend.

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 19.44 % të votave dhe do të përfaqësohet me 22 deputetë, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 16.69 % të votave, që përkthehen në 18 ulëse.

Sipas rezultateve të shpallura nga KQZ-ja, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 6.74 % të votave dhe shtatë mandate, ndërsa Lista Serbe ka fituar 5.40 % të votave, duke siguruar nëntë ulëse në Kuvend.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

KQZ ka bërë të ditur se, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, subjektet politike dhe kandidatët kanë të drejtë të paraqesin ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa brenda afatit ligjor prej 48 orësh. Rezultatet e detajuara mund t’i lexoni KËTU .

Zgjedhjet e parakohshme u mbajtën pasi Kuvendi dështoi ta zgjedhë presidentin e vendit brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Në seancën e fundit, e cila kishte nisur më 27 prill dhe përfundoi më 28 prill, nuk pati kuorum për votim.

Ankesa për rinumërimin e plotë të votave preferenciale të kandidatëve të PDK-së në nivel vendi ka pasur nga dy kandidatët për deputetë të kësja partie, Qëndrim Kryeziu dhe Bekim Haxhiu. Mirëpo, Gjykata Supreme e Kosovës kishte refuuzar ankesën.

Me aktgjykimin e 25 qershorit 2026, Supremja ka lënë në fuqi vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke vlerësuar se ankuesi nuk ka ofruar prova konkrete që do të arsyetonin një rinumërim të përgjithshëm të votave.

Burimi: Kallxo