Driton Kuka: Karvani i xhudos drejt Lojërave Olimpike 2028 niset nga Qingdao

0%

Selektori i Kosovës, Driton Kuka, është i lumtur me suksesin e xhudistes Laura Fazliut, e cila fitoi sot medaljen e bronztë në Grand Prix të Kinës. “Karvani i xhudos drejt Lojërave Olimpike 2028 niset nga Qingdao në Kinë! Laura fitoj medaljen e parë për 🇽🇰 në ciklin 2 vjeçar kualifikues drejt Lojërave Olimpike! E bronztë në Grand Prix në Kinë!

Shënoj 4 fitore të mëdha u mposht nga japonezja në një luftë që vendosën nuancat. Në luftë për medalje mposhti bjellorusen e papërshtatshme. Në Kinë nga një fitore dhe pikët e para Olimpike i arritën edhe Erza 48 kg dhe Dardani 73 kg Erza kishte potencial të ec tutje por nuk kishte fat në luftën drejt çerekfinales.

Dardani rastisi në grupin e vështire mposhti Koreanin e mandej pësoj nga garuesi rus. Fatjona 52 kg dhe Flaka 57 kg mbetën pa pikë kësaj radhe. Me ekipin në Kinë është Fatos Tabaku Distria dhe Akili nuk ishin pjesë e kësaj gare ”, ka shkruar Kuka.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot