Tragjedi në Përmet: 68-vjeçari humb jetën pasi goditet nga rrufeja në malin Trebeshinë

0%

Një 68-vjeçar ka humbur jetën në Përmet, pasi është goditur nga rrufeja teksa ndodhej në mal. Viktima është identifikuar si Syrja Karati, i cili, sipas raportimeve të Top Channel, ndodhej në malin Trebeshinë, në vendin e quajtur Zaçe Be, në momentin kur ndodhi tragjedia. Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen nga autoritetet.

Ndërsa goditja nga rrufeja dyshohet të ketë qenë shkaku i vdekjes së 68-vjeçarit.

Burimi: Bota Sot