Trump publikon pamjen e pasaportës së re amerikane me portretin e tij, por një detaj shkaktoi bujë të madhe

0%

Presidenti amerikan, Donald Trump prezantoi dizajnin e ri të një pasaporte speciale amerikane me portretin e tij, e cila do të lëshohet në edicion të kufizuar për të shënuar 250-vjetorin e themelimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Nga pasaporta e re amerikane: ‘Mirë se vini, por silluni mirë!’”, shkroi Trump në rrjetin Truth Social.

Krahas mesazhit, ai publikoi një pamje të faqes së pasaportës ku shfaqet portreti i tij mbi tavolinën presidenciale, me tekstin e Deklaratës së Pavarësisë në sfond dhe nënshkrimin e tij në fund. Në faqen përballë ndodhet piktura e njohur “Deklarata e Pavarësisë” e piktorit John Trumbull.

Megjithatë, vëmendjen më të madhe e tërhoqi mesazhi “Mirë se vini, por silluni mirë!”, i cili u bë objekt talljesh në rrjetet sociale. Shumë përdorues theksuan se një pasaportë u lëshohet qytetarëve amerikanë për të udhëtuar jashtë vendit dhe për t’u rikthyer në SHBA, ndaj mesazhi i drejtuar vizitorëve apo emigrantëve nuk ka kuptim në një dokument të tillë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për këtë arsye, shumë komentues vunë në pikëpyetje nëse presidenti e kupton funksionin e pasaportës. Dizajni i ri përfshin një portret të liderit amerikan të bazuar në pikturën e tij zyrtare në Muzeun Kombëtar Smithsonian në Uashington.

Ky version ndryshon nga modelet provë të publikuara më herët gjatë vitit nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ku përdorej një fotografi tjetër e presidentit. Më vonë, edhe llogaria zyrtare e Shtëpisë së Bardhë në rrjetin X publikoi të njëjtën ilustrim me përshkrimin “Pasaporta e re amerikane për të përkujtuar 250-vjetorin e Amerikës”.

Burimi: Telegrafi