Dua Lipa hap në Portugali bibliotekën me libra të ndaluar

0%

Nga: Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa, ka nisur një projekt të ri kulturor duke hapur bibliotekën e saj “Manifesto Library”, e cila do t’u kushtohet librave të ndaluar dhe të censuruar, ka shkruar Outlander Magazine.

Biblioteka do të hapet në qytetin Porto të Portugalisë, në bashkëpunim me librarinë ikonike “Livraria Lello”, një nga libraritë më të njohura në botë. Sipas njoftimit, “Manifesto Library” synon të mbledhë vepra që në periudha të ndryshme janë ndaluar, censuruar ose kanë sfiduar pushtetin dhe normat shoqërore.

“Manifesto Library” i dedikohet librave “që sfidojnë pushtetin, censurën, përjashtimin dhe narrativat dominuese”, thuhet në përshkrimin e projektit. Me këtë nismë, Lipa synon të promovojë lirinë e shprehjes, mendimin kritik dhe rëndësinë e letërsisë si një mjet për të sfiduar censurën dhe për të nxitur debatin shoqëror.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ky është një tjetër projekt i artistes shqiptaro-britanike përtej muzikës, duke e zgjeruar angazhimin e saj në fushën e kulturës dhe leximit.

Burimi: Koha