Moti sot do të jetë me diell dhe të nxehtë, me temperatura deri në 38 gradë celsius. Temperaturat minimale të mëngjesit do të lëvizin nga 12 gradë në Berovë deri në 19 gradë në Gjevgjeli, ndërsa temperaturat maksimale ditore do të arrijnë nga 28 gradë në Mavrovë deri në 38 gradë në Shkup. Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare.
Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu, ndërsa temperatura do të lëvizë nga 19 deri në 38 gradë Celsius. Në periudhën në vijim pritet mot stabil, por i nxehtë. Të dielën do të mbajë mot me diell, me vranësira të pakta deri mesatare lokale dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi lindor.
