​Nën kërcënimin e thikës, tri kolumbiane grabiten në banesën e tyre në Prishtinë

0%

Tri shtetase të Kolumbisë kanë raportuar se janë grabitur nën kërcënimin e thikës nga gjashtë persona në Prishtinë. Sipas Policisë së Kosovës, viktimat kanë deklaruar se rasti kishte ndodhur më 17 qershor, rreth orës , në rrugën “Agim Ramadani”, ndërsa grabitja është raportuar më 26 qershor.

Sipas ankuesve, gjashtë persona të dyshuar i kanë përcjellë deri te banesa e tyre, ku më pas i kanë futur në një dhomë dhe, nën kërcënimin e një thike, u kanë grabitur katër telefona mobilë dhe 300 euro. Pas kryerjes së grabitjes, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Grabitje” dhe hetimet janë në vazhdim.

Burimi: Bota Sot