Tërmet me magnitudë 5.4 godet Pakistanin, nuk raportohen të lënduar

0%

Një tërmet me magnitudë 5.4 të shkallës Rihter goditi mëngjesin e së shtunës veriun e Pakistanit, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC). Sipas EMSC-së, lëkundja sizmike u regjistrua në orën :21 me orën lokale, rreth 63 kilometra në veri-verilindje të Barkhanit, me një thellësi fokale prej afërsisht 10 kilometrash.

Tërmeti u ndje në një zonë të gjerë përreth epiqendrës, duke shkaktuar shqetësim te banorët, megjithatë deri më tani nuk ka raportime për dëme të mëdha materiale apo persona të lënduar. Autoritetet lokale vijojnë të monitorojnë situatën dhe janë në gatishmëri për lëkundje të mundshme pasuese.

Burimi: Bota Sot