Spanja eliminon Uruguain nga Botërori, gafa e Musleras dhe kartoni i kuq vulosin dështimin e rëndë të 2-herë kampionëve të Botës

0%

Një tjetër dështim dramatik për Uruguain. Për të dytin turne radhazi, dy herë kampionët e botës janë eliminuar që në fazën e grupeve të Botërorit, pas një humbjeje minimale 1-0 përballë Spanjës. Ndeshja nisi e qetë, me La Roja-n që rrezikoi e para që në minutën e dytë me anë të Mikel Oyarzabal. Megjithatë, momenti që vendosi fatin e takimit erdhi në minutën e 42-të.

Pas një pasimi nga ylli Lamine Yamal, Álex Baena goditi drejt portës, por një gafë e pafalshme e portierit veteran Fernando Muslera bëri që topiti t’i shpëtonte nga duart, duke i dhuruar Spanjës avantazhin. Trajneri i Uruguait, Marcelo Bielsa, nuk tregoi mëshirë pas pjesës së parë dhe la në dhomat e zhveshjes Musleran, duke e zëvendësuar me Sergio Rochet.

Përveç gafës, fati nuk ishte me uruguaianët: ata humbën mesfushorin Manuel Ugarte për shkak të një dëmtimi serioz në pjesën e parë, ndërsa ylli i Real Madrid, Federico Valverde, u zëvendësua gjithashtu përpara se të mbushej një orë lojë. Në pjesën e dytë, Uruguai tentoi të reagonte me Nicolás de la Cruz, por pa sukses.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në krahun tjetër, zëvendësuesi Ferran Torres humbi një rast të artë për të dyfishuar shifrat, duke goditur shtyllën e sipërme në një përballje një kundër një me portierin. Frustrimi i Uruguait kulmoi në minutat shtesë, kur Agustín Canobbio u ndëshkua me karton të kuq direkt pas një reagimi nervoz. Uruguai e mbyll aventurën në vendin e tretë me vetëm dy pikë dhe pa asnjë fitore në grup.

Në fund, Spanja feston kualifikimin në raundin e 32 më të mirave si kryesuese e grupit. Rezultati: Uruguai 0-1 Spanjë Baena 42’ Goli i Baena

Burimi: Bota Sot