Roja Revolucionare e Iranit kërcënon me kundërpërgjigje “të shpejtë e vendimtare” ndaj sulmeve amerikane

0%

Roja Revolucionare e Iranit tha se kundërpërgjigjja e saj ndaj sulmeve të reja të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit do të jetë “e shpejtë dhe vendimtare”, raporton televizioni shtetëror iranian.

Forca elite e ushtrisë iraniane tha se sprapsi një sulm nga Shtetet e Bashkuara kundër Ishullit Sirik, i cili ndodhet në brigjet e Ngushticës së Hormuzit, transmeton gazeta “The Times of Israel” .

Më herët të premten, Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara njoftoi se kishte kryer sulme ndaj objektivave iraniane si kundërpërgjigje ndaj sulmit ndaj një anijeje tregtare që po kalonte transit nëpër Ngushticën e Hormuzit. Ushtria amerikane tha se ky sulm qartazi e shkeli armëpushimin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, më herët të premten në Uashington, Libani dhe Izraeli e nënshkruan kornizën e një marrëveshjeje që e parasheh tërheqjen e pjesshme të forcave izraelite nga pjesa jugore e Libanit. Konflikti mes Izraelit e Hezbollahut shpërtheu pak ditë pasi forcat izraelite dhe amerikane kishin nisur sulme ndaj Iranit, në fund të shkurtit të këtij viti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com