Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Besnik Tahiri, ka folur për suksesin e Aleancës në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit në të cilat kjo parti shënoi rritje të konsiderueshme. Ai u shpreh krenar që Ramush Haradinaj lëre që lëshoi udhë për Ardian Gjinin në krye të partisë, por e mbështeti me krejt kapacitetet e tij.
“Na e kemi pasë një fushatë bukur dinamike edhe në dy javët e fundit e i kemi ba ndryshimet radikale”, ka thënë Tahiri. “Është e vetmja parti demokratike që ka ndryshu lidershipi, pra z. Haradinaj i dha mbështetje të plotë tani kryetarit Gjini, dhe nuk është lehtë me ndodh kjo punë.
Themeluesi, kryetari, kandidati, dy herë kryeministër ishte, me ndodh edhe me i nejtë prapa me gjithë kapacitetin e vet”. “Edhe jam shumë krenar nashta për dy mijë vota s’e këna marrë mandatin e tetë, që ne e patëm mandatin e tetë, mirëpo na u mor kur erdhën votat e diasporës”. “Aleanca ka tregu, nën një: stabilitet, nën dy: seriozitet, nën tre: unitet, edhe nën katër: platformë”.
