Hadije Rama: Urime gazetë “Bota sot”, jeni të mrekullueshëm

0%

Trajnerja e klubit të volejbollit Prishtina F, Hadije Rama, ka uruar 31-vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”. Rama ka vlerësuar rolin e gazetës në pasqyrimin dhe promovimin e sportit, duke theksuar se “Bota sot” ka qenë një shtyllë e fuqishme në mbështetjen e sportit dhe në veçanti të volejbollit. Me rastin e 31 vjetorit të gazetës, ajo ka përcjellë këtë mesazh urimi: “Urime 31-vjetori.

Jeni të mrekullueshëm edhe për kritika, edhe për ngritjen e nivelit të sportit. Urime për gazetën ‘Bota sot’”, ka urua r Hadije Rama.

Burimi: Bota Sot