Trump: Irani shkeli armëpushimin

0%

Shpërndaje në: Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se Irani e ka shkelur armëpushimin me një sulm me dron që ai thotë se ka goditur një anije. Sulmin e supozuar, Trumpi e quajti “shkelje të pamend” të marrëveshjes së armëpushimit.

Presidenti amerikan në një postim në rrjetet social ka thënë se droni iranian goditi kuvertën e sipërme të anije duke i shkaktuar dëm, por anija ishte në gjendje ta vazhdonte rrugën. Shtoi se SHBA-ja rrëzoi tre dronë të tjerë. Postimi i tij nuk identifikoi anijen ose kohën e sulmit, por të enjten ushtria britanike ka thënë se një anije u godit nga një predhë pranë brigjeve të Omanit.

Më 18 qershor, SHBA-ja dhe Irani nënshkruan marrëveshjen e armëpushimit, në të cilin brenda një periudhe 60-ditore do të punohej që marrëveshja të bëhej përfundimtare. Megjithatë, që nga nënshkrimi ka pasur herë pas here pretendimi se nuk po zbatohet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha