Xhevat Mustafa rrëfen se si u shndërrua “Bota Sot” në forcë mediatike shqiptare

0%

Gazeta “Bota Sot” shënon sot një tjetër përvjetor të rëndësishëm të pranisë së saj në hapësirën mediatike shqiptare, duke u afirmuar si një nga zërat më të fuqishëm të shtypit shqiptar.

Në këtë përvjetor, opinionisti Xhevat Mustafa ka theksuar se “Bota Sot” po shënon 31-vjetorin e saj, duke e cilësuar këtë si një moment të rëndësishëm jo vetëm për themeluesit dhe ekipin botues, por edhe për lexuesit e saj në gjithë diasporën shqiptare dhe në trojet shqiptare.

Ai në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar sendonëse u afirmua shpejt në Zvicër dhe më gjerë, “Bota Sot” u përball edhe me kundërshti, sidomos nga Serbia e Beogradi, për shkak të qëndrimeve dhe raportimeve të saj mbi zhvillimet në Kosovë gjatë periudhës së luftës dhe represionit ndaj shqiptarëve. Xhevat Mustafa ““Bota Sot” ka sot ditëlindjen e saj të 31!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kjo është një ngjarje e gëzueshme për ekipin e parë botues dhe deri tek i këtyre ditëve të fund qershorit 2026. Por edhe për lexuesit e saj të parë e ata “31 vjeçarë”, që e kanë lexuar nga faqja 1 deri tek e fundit, nga numri i parë përgatitur me nivel të spikatur profesional dhe deri në numrin e sotëm.

Është fakt që nuk mund të kundërshtohet se “Bota Sot” fitoi qysh me numrin e parë e ata që pasuan, dhjetëra mijëra sy, mendje, zemra shqiptarësh në Zvicër dhe mbarë Diasporën e Kosovës e mbarë shqiptare si dhe në Shqipëri, Maqedoni, Malin e Zi… Prandaj, shumë prej tyre i fillonin ditët e reja me numrin e të “Bota Sot”!

Njëherazi, sidomos në koniunkturën e atyre viteve, edhe pse mes Zvicrës, “fitoi” apo bëri edhe shumë armiq, sidomos në Serbi e Beograd!

Ata u shqetësuan nga çdo numër e shkrim i saj editorial, analistik, studimor, social…Edhe më tepër, nga ata shkrime, analiza, studime, korrespondenca, reportazhe, fotografi, fotomontazhe…që demaskonin barbaritë tipike mesjetare të autoriteteve jugosllave dhe serbe, me uniforma ushtarake, paramilitare, civile ndaj shqiptarëve në Kosovë në atë periudhë, kur Milosheviçi hodhi në Kosovë forca të shumta e bëri masakra që tronditën jo vetëm shqiptarët, por edhe institucione politike dhe qeveri demokratike jo vetëm të Europës”, thënë ai.

Tutje, Mustafa ka vlerësuar se “Bota Sot” u shndërrua shumë shpejt në një tribunë të fuqishme të fjalës së lirë shqiptare, ku qytetarë, intelektualë dhe gazetarë shprehnin lirshëm qëndrimet e tyre për Kosovën dhe aspiratat për liri e pavarësi.

“Shumë shpejt gazeta “Bota Sot” do të bëhej një tribunë e fuqishme e fjalës dhe mendimit të lirë shqiptar, gazetaresk, intelektual dhe e qytetarëve të thjeshtë. Shumë prej tyre do të shprehnin lirshëm në faqet e saj opinionet dhe ndjenjat e tyre, përbuzjen dhe urrejtjen për pushtuesit jugosllavë si dhe besimin dhe shpresat e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës së tyre.

Gjithashtu, “Bota Sot”, me publicistë, intelektualë, shqiptarë, me mendje dhe pena si të dëshmorëve të gazetës e të Kosovës, Bekim Kastrati, Enver Maloku, Xhemail Mustafa dhe të editorialistëve dhe analistë-opinionistëve Abdi Baleta, Skënder dhe Elida Buçpapaj, Emin Azemi, Agim Doçi, Milazim Krasniqi, Melazim Koci, Sylejman Aliu, Gani Mehmetaj, Idriz Morina, Enver Bytyçi, Idriz Zeqiraj… u bë tribunë, shkollë dhe akademi informative, sensibilizuese dhe emancipuese për mbrojtjen dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës e të gjithë Kombit Shqiptar në në Zvicër dhe në institucionet ndërkombëtare në këtë vend historikisht dashamirës ndaj Kombit shqiptar dhe shqiptarëve, por edhe në Gjermani, Austri, Belgjikë, SHBA…” , ka shtuar ai Sipas tij, në vitet më të suksesshme, gazeta u shndërrua në një institucion kombëtar të informimit të lirë dhe të pavarur, duke u bërë pjesë e përditshme e familjeve shqiptare dhe një hapësirë e rëndësishme për informim, edukim atdhetar dhe qytetar.

““Bota Sot”, duke plotësuar kërkesat në rritje të vazhdueshme të lexuesve të saj, arriti një tirazh, hartë shitjeje, lexueshmëri masive dhe një ndikim të madh, sa vështirë ta kishte ndonjë gazetë tjetër shqiptare.

Ajo shkonte dhe lexohej me vëmendje dhe interes në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoni të Veriut, në Mal të Zi, në Luginën e Preshevës, në Zvicër, Gjermani, Austri, Skandinavi, Amerikë, pra, kudo ku ishte e pranishme mërgata shqiptare.

Në vitet e saj më të suksesshëm e njëherazi edhe më të vështirë, “Bota Sot” u shndërrua në një institucion kombëtar i informimit të lirë, të pavarur, të shpejtë e të saktë dhe i shqiptarisë; i edukimit atdhetar e qytetar.

Ajo hynte si një mysafire e shumë dëshiruar dhe e shumëpritur në shtëpitë dhe familjet shqiptare, në lokalet me pronarë dhe klientë shqiptarë; nëpër zyra institucionesh; në çdo ambient e hapësirë, ku përjetohej dhe diskutohej me zemra fati i Kosovës dhe i kombit shqiptar”, ka vlerësuar ai.

Gjithashtu, Mustafa ka theksuar se gjatë 31 viteve “Bota Sot” ka kaluar sfida dhe vështirësi të shumta, por pa e humbur orientimin dhe karakterin e saj si media e shqiptarisë dhe e fjalës së lirë. Ai ka theksuar se gazeta ka mbetur e pavarur, kritike dhe e angazhuar në pasqyrimin e së vërtetës, duke mos u ndikuar nga pushteti apo interesat politike.

“Gjatë 31 viteve të jetës së saj në arenën mediatike shqiptare, zvicerane dhe ndërkombëtare “Bota Sot”, ashtu si shumica e gazetave dhe mediave të tjera radio-televizive, ka kaluar sfida, kriza, ndryshime dhe vështirësi të shumta. Por, edhe pse në një “detë më së shumti me dallgë të egra”, ajo nuk e humbi dhe njollosi kurrë orientimin, shpirtin, karakterin, fytyrën, thelbin e saj.

Ajo mbeti gazetë e shqiptarisë dhe e lirisë, e mendimit të lirë dhe të saktë, objektiv…Ajo ishte, mbeti dhe është gazetë e dashur dhe e respektuar e Kosovës dhe e gjithë Kombit Shqiptar, e mbarë Botës shqiptare. Gazetë e ditës, jetës së përditshme dhe e kujtesës historike.

Gazetë e së vërtetës që shpesh të trondit dhe dhemb fort, por edhe që nuk hesht nga frika e presioneve, kërcënimeve, rreziqeve…!

Prandaj gjatë 31 viteve të ekzistencës së saj gazeta “Bota Sot” u afirmua edhe si një media e pavarur, që nuk u shit dhe ble nga asnjë bos politik dhe nga asnjë qeveri e që nuk ua kurseu atyre kritikat publike për gabimet, abuzimet, dështimet, skandalet, turpet…Si një nga bashkëpunëtorët e viteve të parë të “Bota Sot”, me rreth 28 vite bashkëpunim të shpeshtë me opinione, analiza, prononcime, së bashku me të gjithë gazetarët e viteve të shkuar të largët dhe ata të sotëm, sot gëzoj e festoj me mendje e zëmër edhe unë.

Prandaj, në një zë apo kor me ata, më shpërthen natyrshëm e me sinqeritet të madh urimi: Gëzuar 31 vjetorin e lindjes “Bota Sot”, gazeta ime dhe e mbarë shqiptarëve! Edhe 100, mbush me suksese e gëzime për botuesit, stafin e sotëm dhe stafet e ardhshëm!”, ka nënvizuar ai.

Në fund, Mustafa, si një nga bashkëpunëtorët e hershëm të “Bota Sot” me rreth 28 vite bashkëpunim, ka thënë se e përjeton me gëzim 31-vjetorin e gazetës, duke e konsideruar atë si pjesë të rëndësishme të angazhimit të tij profesional dhe të gjithë gazetarëve ndër vite.

“Si një nga bashkëpunëtorët e viteve të parë të “ Bota Sot ”, me rreth 28 vite bashkëpunim të shpeshtë me opinione, analiza, prononcime, së bashku me të gjithë gazetarët e viteve të shkuar të largët dhe ata të sotëm, sot gëzoj e festoj me mendje e zëmër edhe unë.

Prandaj, në një zë apo kor me ata, më shpërthen natyrshëm e me sinqeritet të madh urimi: gëzuar 31 vjetorin e lindjes “Bota Sot”, gazeta ime dhe e mbarë shqiptarëve! Edhe 100, mbush me suksese e gëzime për botuesit, stafin e sotëm dhe stafet e ardhshëm!”, ka përfunduar Mustafa për “Bota sot”

Burimi: Bota Sot