Shpërndaje në: Sulmuesi i Kosovës, Ermal Kransiqi, e ka kompletuar transferimin te skuadra turke, Amedspor. Lajmin e bëri të ditur të premten klubi turk përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, me mbishkrimin: “Mirë se erdhe, Ermal Kraniqi”. Krasniqi iu bashkua Amedsporit si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Spartën e Pragës.
Sulmuesi i krahut edicionin e kaluar ishte i huazuar te Legia e Varshavës, derisa kontribuoi me tri gola dhe dy asistime. Ndërsa me Spartën e Pragës, 27-vjeçari luajti 45 ndeshje. Shënoi gjashtë gola dhe bëri pesë asistime. Trajner tek Amedspori është Besnik Hasi. Ndërsa luan edhe futbollisti tjetër kosovar, Florent Hasani.
Kransiqi karrierë ka bërë edhe te Cluji, Rapidi i Bukureshitit, Ballkani, Ferizaj, Llapi e Malisheva. Ai me Përfaqësuesen e Kosovës ka dy gola të shënuar në 15 paraqitje.
