Ylli i Botërorit u arrestua për korrupsion dhe pastrim parash pak ditë para fillimit të turneut

0%

Sulmuesi i Bregut të Fildishtë, Elye Wahi, i cili aktualisht po merr pjesë në Kupën e Botës 2026, raportohet se është arrestuar nën dyshimet për përfshirje në një skandal të mundshëm të trukimit të ndeshjeve, më pak se dy javë para nisjes së turneut. Sipas raportimit të The Athletic , 23-vjeçari, i cili ishte titullar në fitoren 1-0 të Bregut të Fildishtë ndaj Ekuadorit më 15 qershor, u arrestua nga policia franceze më 29 maj. Hetimi lidhet me dyshimet se Ëahi kishte marrë qëllimisht një karton të verdhë gjatë një ndeshjeje kundër Metzit, kur ai luante si i huazuar te Nice në sezonin 2025/26 të Ligue 1. Burime të afërta me rastin kanë konfirmuar se hetimet vazhdojnë ende, megjithëse kjo nuk e ka penguar futbollistin të udhëtojë dhe të luajë në Kupën e Botës. Arrestimi erdhi pak kohë pasi Wahi realizoi dy gola kundër Saint-etienne, duke ndihmuar Nicen të siguronte mbijetesën në elitën e futbollit francez. Pavarësisht arrestimit, sulmuesi më pas udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara për Botërorin 2026 dhe nuk hasi probleme me hyrjen në vend, pasi deri më tani nuk është ngritur asnjë akuzë zyrtare ndaj tij. Në një deklaratë për The Athletic , zyra e prokurorit publik në Marseille konfirmoi arrestimin e futbollistit. “Ne mund të konfirmojmë se një futbollist 23-vjeçar, që garon në Ligue 1 të Francës, u arrestua më 29 maj në kuadër të një hetimi të hapur nga Prokuroria e Marseille për dyshime mbi mashtrim të organizuar, korrupsion sportiv të organizuar, posedim të të ardhurave nga aktivitet kriminal dhe pastrim parash”, thuhet në deklaratë. Megjithatë, autoritetet franceze nuk kanë ngritur ende akuza formale ndaj Ëahit dhe çështja mbetet nën hetim.

Burimi: Telegrafi