Gjendet mjet i pashpërthyer në Koshare, FSK-ja e shpërthen në mënyrë të kontrolluar

0%

Një mjet i dyshuar i pashpërthyer është gjetur në fshatin Koshare të Gjakovës, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Sipas burimeve të Sinjalit, mjeti është hasur më 25 qershor, rreth orës , nga patrulla policore gjatë patrullimit. Burimet bëjnë të ditur se pas verifikimit, mjeti është dyshuar të jetë mjet i pashpërthyer i kategorisë G-7.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar dhe është kërkuar intervenimi i njësisë për deminim të FSK-së. Sipas informacioneve të fundit, rreth orës të datës 26 qershor, ekipi i FSK-së ka bërë shpërthimin e kontrolluar të mjetit të pashpërthyer. Gjithçka ka përfunduar pa probleme. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com