Shpërndaje në: Gara për avancim nga Grupi G në fazën nokaut të Kupës së Botës, është plotësisht e hapur. Egjipti i pari i ka katër pikë, ndërsa në vendin e dytë e të tretë janë Irani e Belgjika me nga dy pikë. Në pozitën e fundit është Zelanda e Re me një pikë. Por, të gjitha i kanë gjasat për të avancuar.
Egjipti përballet me Iranin në orën të mëngjesit të së shtunës, sipas kohës në Kosovë, kurse në ndeshjen tjetër, në të njëjtin orar, luhet ballafaqimi Zelanda e Re – Belgjika. Egjipti ndaj Zelandës së Re e regjistroi fitoren e parë në një Kupë të Botës.
Do ta fitojë edhe grupin nëse e mposhtin Iranin, ndërsa do t’i mjaftonte edhe barazimi në rast se Belgjika nuk e mposht Zelandën e Re me tri apo më shumë gola. Edhe Irani ka shans për vendin e parë në grup. I duhet fitorja ndaj Egjiptit dhe dështimi i Belgjikës ndaj Zelandës së Re. Belgët synojnë të avancojnë tutje, gjë të cilën nuk e bënë në Botërorin 2022.
Belgjika e fiton grupin nëse fiton me tri e më shumë gola dallim, por i duhet barazimi i Egjiptit ndaj Iranit. Zelanda e Re nuk mund ta fitojë grupin por mund të avancojë në fazën nokaut me fitore ndaj Belgjikës, dhe dështim të Iranit ndaj Egjiptit. Në rast të humbjes, Zelanda e Re eliminohet nga Botërori, dhe rezultatet e tjera në grup nuk do të luanin rol.
