Nis pranimi i mbeturinave nga personat fizikë në deponitë sanitare në Fushë Kosovë

0%

Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë ka filluar pranimin e mbeturinave nga personat fizikë në deponitë sanitare të Mirashit, Landovicës, Velekincës dhe Dumnicës. Sipas njoftimit, pranimi i mbeturinave do të bëhet çdo të shtunë, nga ora deri në .

“Tarifa është 10.31 euro për ton, ndërsa pagesa mund të kryhet vetëm me kartelë bankare”, thuhet në njoftim. Po ashtu siç thuhet në njoftim në këto deponi pranohen mbetjet e ndërtimit dhe demolimit, mobiliet, pajisjet shtëpiake të dëmtuara, si dhe kategori të tjera të lejuara sipas legjislacionit në fuqi.

“Ndërkaq, nuk pranohen mbeturinat e rrezikshme, mbeturinat e lëngshme, materialet eksplozive, radioaktive dhe infektive, mbeturinat që përmbajnë azbest, si dhe çdo lloj mbetjeje tjetër e ndaluar me ligj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ftojmë të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë këtë mundësi për një menaxhim të përgjegjshëm të mbeturinave dhe të kontribuojnë në mbajtjen e Komunës sonë të pastër dhe me një mjedis më të shëndetshëm për të gjithë”, thuhet në njoftim. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi