Legjenda e futbollit të Kosovës, Afrim Tovërlani, ish reprezentues i Kosovës, me fjalët më të mira për gazetën “Bota sot”. Tovërlani, futbollist i gjeneratës së artë të Prishtinës së kapitenit Fadil Vokrrit, futbollist i gjeneratës sakrificës, trajneri më i trofeshëm në vendin tonë, ish selektori i kombëtares së Kosovës U-21, ka uruar 31 vjetorin e gazetës kombëtares “Bota sot”.
“’Bota sot’ ka qene dritarja e informimit për popullin dardan jo vetëm në sport por në të gjitha poret e jetës para dhe pas luftës! Respekt dhe urime në përvjetorin e këtij mediumi duke ju dëshiruar punë të mbarë në vazhdimësi! ”, ka uruar Tovërlani.
