Ish – reprezentuese e Kosovës dhe ish volejbolliste e shumë ekipeve në vendin tonë, Edon Gjinolli, ka uruar 31 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”. Gjinolli tha se “Bota sot” ka qenë dhe është frymëzim për volejbollistet dhe sportin në përgjithësi, me lajme të shpejta e profesionale.
“Si ish-volejbolliste e shumë ekipeve të Kosovës dhe lojtare e Kombëtares së Kosovës, kam vlerësuar gjithmonë përkushtimin e “Bota sot” në pasqyrimin e sportit dhe promovimin e sportistëve tanë. Përmes raportimeve dhe mbështetjes së vazhdueshme, kjo gazetë ka kontribuar në njohjen dhe vlerësimin e arritjeve sportive të shumë gjeneratave.
Në këtë përvjetor të rëndësishëm, uroj që “Bota sot” të vazhdojë misionin e saj me profesionalizëm, guxim dhe përkushtim ndaj informimit të drejtë, duke mbetur një zë i rëndësishëm për shqiptarët kudo që janë. Urime 31-vjetori dhe suksese të pandërprera në vitet që vijnë! ”, ka uruar Gjinolli.
