Fehmi Mahalla: Gazeta “Bota sot” – gjithmonë afër sportistëve

0%

Kampioni i Evropës në vitin 2004, Fehmi Mahalla, ka uruar përvjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”. Legjenda e karatesë ka vlerësuar kontributin e gazetës, duke thënë se ka luajtur rol të madh në shërbim të sportit shqiptar në përgjithësi. “Urime për Gazetën ‘Bota sot’ dhe juve Kemajl Goca.

Vlerësoj lart kontributin e gazetës e cila , gjithmonë ka qenë afër sportistëve shqiptarë ku do që janë. Ju uroj punë të mbarë edhe në vazhdim”, k a uruar Mahalla, i cili ende e ka rekordin e pathyeshëm në garën prestigjioze “Paris Open”.

Burimi: Bota Sot