Shpërndaje në: Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa, e shpalli të premten festë kombëtare, pasi përfaqësuesja e futbollit arriti në fazën eliminatore në Botëror. Ekuadori shënoi fitore 2:1 ndaj Gjermanisë, të enjten mbrëma.
“Faleminderit lojtarëve dhe trajnerit që, pavarësisht kritikave, fyerjeve dhe momenteve të vështira që kaluan, arritën të rikuperoheshin dhe t’i jepnin gëzim të madh gjithë vendit. Nesër, festë”, shkroi Noboa në X. Ekuadorit i duhej fitorja për avancim në 1/16 e finales.
