Arrestohet i dyshuari pasi dëmtoi dhe humbi byzylykun elektronik të vendosur nga Gjykata

0%

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se ka dëmtuar dhe humbur qëllimisht byzylykun elektronik që i ishte vendosur me urdhër të Gjykatës. Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 25 qershor rreth orës .

I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka dëmtuar dhe humbur pajisjen elektronike që shërbente për mbikëqyrjen e tij, duke u përfshirë kështu në veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pronës”. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

Burimi: Bota Sot