Dimitrieska-Koçoska: Ribalanci krijon kushte për investime më të mëdha dhe realizim më efikas të projekteve kapitale

0%

Ministrja e Financave në podkastin “Ku janë paratë”, theksoi se ribalanci i buxhetit për vitin 2026 është i orientuar drejt sigurimit të mjeteve për realizimin e investimeve kapitale, përmbushjen e detyrimeve të ndërmarra me marrëveshjet kolektive dhe përkrahjen e politikave zhvillimore që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetesës së qytetarëve.

Duke folur për rritjen e shpenzimeve me ribalancin, ministrja theksoi se Ministria e Financave duhet të ketë parasysh jo vetëm shifrat, por edhe nevojat reale të qytetarëve dhe institucioneve.

“Ministri i Financave ka rolin më të vështirë, sepse nëse duam t’i shohim gjërat vetëm nga aspekti i asaj se sa duhet të jetë deficiti buxhetor, do të themi – po, ministri i përmbahet me vendosmëri shifrës, por në anën tjetër kemi jetën dhe realitetin”, theksoi Dimitrieska-Koçoska.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Lidhur me investimet kapitale, ministrja nënvizoi se ato nuk duhet të shihen vetëm si shpenzime, por si investim në zhvillimin e ardhshëm të shtetit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve. Ajo theksoi se investimet kapitale japin kontribut të drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike, por kanë edhe efekte afatgjata në zhvillimin dhe standardin e jetesës.

“Investimet kapitale ndikojnë drejtpërdrejt ndaj produktit të brendshëm bruto, dhe pas reaalizimit të tyre, ato ndikojnë drejtpërdrejt dhe tërthorazi ndaj ekonomisë dhe në përmirësimit të cilësisë së jetës”, theksoi Dimitrieska-Koçoska dhe shtoi se vendimi për rritjen e shpenzimeve kapitale është rezultat i realizimit të përmirësuar të projekteve dhe gatishmërisë së shtuar të institucioneve për t’i zbatuar aktivitetet e planifikuara.

“Kemi arritur në përfundimin se në muajt e fundit, disa ministra kanë qenë të fokusuar dhe të përkushtuar në punën e tyre, dhe si rezultat i asaj thamë – në rregull, le të kemi realizim më të madh”, tha ministrja.

Sa i përket të ardhurave, ajo theksoi se arkëtimi i tatimeve po lëviz në përputhje me pritshmëritë dhe se treguesit deri më tani nuk tregojnë devijime të konsiderueshme nga projeksionet. “Rritja e të ardhurave nga TVSH-ja dhe tatimet e tjera janë mbi nivelin e kërkuar për të përmbushur projeksionet vjetore.

Të dhënat tregojnë se të ardhurat po lëvizin në përputhje me planin dhe nuk ka bazë për pretendime se buxheti po përballet me probleme në arkëtim: Nuk mund të them se ka devijime. Matematika deri më tani tregon se tatimet do të inkasohen”, theksoi Dimitrieska-Koçoska.

Duke iu referuar deficitit buxhetor, ministrja theksoi se deficiti nuk duhet të analizohet përmes shifrave absolute, por përmes pjesëmarrjes së tij në prodhimin e brendshëm bruto, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të bëhet krahasimi real ndërmjet viteve të ndryshme dhe kushteve ekonomike. “Pikërisht për këtë ekzistojnë përqindjet – që të mund të bëhen krahasime.

Nuk mund të krahasojmë diçka që nuk është e krahasueshme”, theksoi Dimitrieska-Koçoska, duke ritheksuar se në vitin 2020, vendi u përball me deficit buxhetor prej 8% të PBB-së, ku shtoi se procesi i konsolidimit fiskal është vështirësuar për shkak të sfidave dhe detyrimeve të trashëguara.

Lidhur me borxhin publik, ministrja theksoi se Ministria e Financave zhvillon politikë të kujdesshme të menaxhimit të financave publike dhe se besimi i tregjeve ndërkombëtare financiare është konfirmuar përmes emetimit të suksesshëm të euroobligacionit, me margjinën më të ulët historike.

“Pikërisht për këtë arsye, kur emetuam euroobligacionin, arritëm margjinën më të ulët deri më tani, në aspekt historik”, tha ministrja. Ministrja theksoi se politika fiskale mbetet e orientuar drejt ruajtjes së stabilitetit, por edhe sigurimit të mjeteve për projekte zhvillimore, të cilat do të sjellin rezultate afatgjata për ekonominë.

Burimi: Telegrafi