Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, kamioni me zhavorr bllokon një pjesë të rrugës

0%

Një kamion i ngarkuar me zhavorr është vetaksidentuar sot, rreth orës , në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Malishevë–Prishtinë, në kilometrin 58. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar nga Policia e Kosovës, Luljeta Mehmeti. Sipas saj në aksident është përfshirë një automjet transportues i ngarkuar me zhavorr. “Si pasojë e aksidentit ngarkesa është shpërndarë në rrugë.

Sipas njoftimit nga njësitë në terren për momentin qarkullimi në këtë segment të autostradës është i kufizuar vetem me një shirit rrugor ndërsa njësitet policore dhe ekipet kompetente ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme për lirimin e plotë të qarkullimit”, ka thënë Mehmeti.

Policia e Kosovës u bën thirrje pjesëmarrësve në trafik për respektim të rregullave të trafikut.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi