Një kapës gjarpërinjsh australian i thirrur për të hequr një piton të madh nga dhoma e gjumit e një banori përfundoi duke larguar një merimangë gjigante në të njëjtën dhomë. Stuart McKenzie i organizatës “Sunshine Coast Snake Catchers 24/7” u thirr në një shtëpi në Queensland pasi u raportua për një gjarpër të madh në dhomën e gjumit të një banori.
Një video e ndarë tregon McKenzie-n teksa hyn në dhomë për të zbuluar një merimangë gjigante në murin sipër kokës së krevatit. “NJË MERIMANGË dhe një GJARPRËR në të njëjtën dhomë gjumi”, thuhet në postim. “Kjo është ajo nga e cila përbëhen makthet e disa njerëzve”, shton ai8. McKenzie tha se ishte një nga merimangat më të mëdha gjuetare që kishte parë ndonjëherë.
Merimanga u lirua jashtë shtëpisë dhe gjarpri u çua në një zonë të pyllëzuar aty pranë.
