Shpërndaje në: Një veturë është aksidentuar me tren në Drenas të enjten në mëngjes. Sipas Policisë, shoferi dhe pasagjeri në veturë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në QKUK. Policia po e heton rastin. “Ka ndodhur një aksident në mes një veture dhe trenit, me drejtues meshkuj kosovarë.
Përveç dëmeve të shkaktuara, lëndime trupore kanë pësuar dy persona (drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri) të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.
Burimi:
Koha
