Gjermania mposhtet nga Ekuadori

0%

Ekuadori ka shkaktuar një nga befasitë më të mëdha të fazës së grupeve, duke mposhtur Gjermaninë me rezultat 2:1 në ndeshjen e fundit të Grupit E. Gjermanët e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi Leroy Sane realizoi që në minutën e dytë për epërsinë 1:0. Megjithatë, reagimi i Ekuadorit ishte i shpejtë.

Vetëm shtatë minuta më vonë, Angulo barazoi shifrat në 1:1, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë. Golin e fitores për ekipin latino-amerikan e shënoi Plata në minutën e 77-të, duke vulosur triumfin 2:1. Pavarësisht humbjes, Gjermania e mbylli Grupin E në vendin e parë me gjashtë pikë dhe siguroi kualifikimin në fazën tjetër.

Në anën tjetër, Ekuadori e përfundoi fazën e grupeve në vendin e tretë, ndërsa kualifikimin e siguroi edhe Bregu i Fildishtë, i cili e mbylli grupin në pozitën e dytë, gjithashtu me gjashtë pikë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com